Restaurimi i Parkut Arkeologjik të Bylisit në qendër të vëmendjes

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Agjencisë së Shpëtimit Arkeologjik, Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe atij të Bylisit, kryen një vizitë inspektimi në Parkun Arkeologjik të Bylisit.

Vizita u realizua në kuadër të procesit të rishikimit të termave të referencës për masterplanin dhe projekteve për konservimin dhe restaurimin e Parkun Arkeologjik të Bylisit, proces i iniciuar nga Delegacioni Europian.

Parku Arkeologjik i Bylisit do të jetë pjesë e investimit në kuadër të ”IPA II 2018 Action Programme for Albania – EU Economic Development – Tourism – led local economic development with focus on cultural heritage”, një program që financohet nga BE.

Qëllimi i këtij programi është mbrojtja, ruajtja dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore, përmirësimi i turizmit të qëndrueshëm në këto zona dhe rivitalizimi i zhvillimit ekonomik dhe mjedisor lokal./atsh

Loading...