Një grup turistësh kanë vënë duart në kokë pasi kanë parë faturën që u ka ardhur.
Ata kanë qenë duke ngrënë darkë në Ohër. Gjithçka shkoi më së miri, deri sa u erdhi fatura.
Mbi 50,000 denarë apo 833 euro ishte totali, që i la të shokuar turistët.
Këta të fundit refuzuan të pagonin shumën marramendëse dhe nisën të konfliktoheshin me kamarierët dhe menaxherët e restorantit.
Pas zënkës, e cila nuk po merrte zgjidhje, turistët telefonuan policinë.
Pas një ore debat, ata paguan plotë 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.
Loading...