Veliaj ndan momentin e ëmbël,babë e bir

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa festojnë sot 10-mujorin e vogëlushit të tyre Kajan!

Kryebashkiaku ka bërë një postim mjaft të këndshëm sot në Twitter, ku shfaqet duke ushqyer djalin e tij!

Kajan është rritur dhe babi kujdeset që t’i japë ushqimin e tij këtë mëngjes, para se të shkojë në punë.

“U rritëm neve”, shkruan kryebashkiaku bashkangjitur me foton e postuar në Twitter.

Veliaj ndan vazhdimisht detaje nga momentet e ëmbla me vogëlushin e tij.

Pak kohë më parë ai zbuloi se Kajanit i kanë dalë dhëmbët e parë dhe kush është prind e kupton këtë fazë delikate për të vegjlit.

Loading...