Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re, ai tha se së bashku me konkurrencën midis fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria në internet janë sfidat e tjera kryesore me të cilat përballet NATO-ja.
“Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg.
Ai gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim që Moska e mohon.
Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara braktisën paktin, në mënyrë që të fillojnë një garë të re për armët.
Duke folur për vatra të tjera të krizës në botë, Stoltenberg tha se prania e aleancës në Afganistan është për të siguruar që vendi “nuk bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë”.
Ai shprehu shqetësimin për vendimin e Turqisë për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore sepse, sipas tij, këto pajisje “nuk do të integrohet në sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketave që kemi tashmë aleanca i ka në Evropë”./rel