Mbrëmjen e kaluar një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Zharrec të Divajkës.
Dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka ndërruar jetë 21-vjeçari Renaldo.Sh.
Nga përplasja e rëndë midis motorëve të tipit “Yamaha”, i riu nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra.
Ndërsa personi që ndodhej në motorin tjetër, 24-vjeçari E.M ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetsore.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Loading...