Aktori Albano Bogdo: “Dua të jetoj i lirë. Nuk dua të jem skllav i parave apo i teknologjisë, aq më pak, i famës, e cila është gjëja më e parëndësishme në jetë”

Albano Bogdo do të mbyllë çdo rrjet social të mundshëm, madje edhe vetë telefonin për një farë kohe.

Aktori i njohur i programit të humorit “Duplex” ka vendosur që të shkëputet nga bota e teknologjisë, prej të cilës thotë se kemi fituar varësi.

“I want to break free. Dua të jetoj i lirë. Nuk dua të jem skllav i parave apo i teknologjisë, aq më pak, i famës, e cila është gjëja më e parëndësishme në jetë. Ju falenderoj”, shprehet aktori.

Por vendimi i tij nuk mbetet vetëm në kuadrin e teknologjisë pasi Albano paralajmëron se një ditë mund të lërë edhe vetë ekranin, i cili e lodh shumë:

“Kam vendour të dal e ta jetoj jetën sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Do të mendohem shumë të marr vendimin e duhur dhe me siguri, kam bindjen që përfundimisht do të më duhet të lë edhe ekranin sepse më lodh shumë”.

Kështu që mos u çudisni kur Albanon ta shihni aty në kafen e lagjes suaj duke lexuar ndonjë gazetë!

Loading...