Kryeministri Rama publikon foto me djalin e tij të vogël 5 vjeçar, Zahon

Bregdeti i jugut të Shqipërisë përveç turistëve vendas dhe të huaj është zgjedhja edhe e Kryeministrit Edi Rama në këto ditë vere.

Në një foto të publikuar sot në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shfaqet me djalin e tij të vogël 5 vjeçar, Zahon.

Duke e cilësuar “Fotoja e ditës”, kreu i qeverisë, bashkë me djalin e tij të vogël kanë fiksuar në fotografi një moment nga qëndrimi i tyre buzë detit Jon.

Kjo nuk është hera e parë që Rama poston fotografi me të birin, Zaho në momente nga jeta e tyre e përditshme./atsh

Loading...