Shqipëria dhe Greqia së shpejti me një linjë hekurudhore

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen tashme edhe nëpërmjet një linje hekurudhore.

Dje, filluan në Kastoria procedurat për zbatimin e projektit “Linja e re hekurudhore Follorinë–Kastoria–Pogradec”.

Projekti i financuar nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri, do të studiojë nevojat e transportit në rajon, nevojat për infrastrukturë shtesë dhe zgjidhjet alternative.

Rëndësia e projektit për Greqinë, Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Europën Juglindore u përmend në fjalën hapëse nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit, Thanos Bourdas.

Ai tha se projekti është pjesë përbërëse e Rrjetit Transeuropian TEN-T, shkruan gazeta greke ”Ifimeridha”.

Linja e re Follorinë-Kastoria–Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik– Durrës –Tiranë– Mal i Zi-Serbi, që do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe lidhjet me Europën Qendrore./atsh

Loading...