Bandat nga shteti i Ballkanit perëndimor i kanë kapërcyer polakët, më të zakonshmit në burg.
Shqiptarët përbëjnë 876 nga 9.089 shkelësit e huaj në burgjet angleze, sipas shifrave të qershorit të këtij viti, njoftoi ministria britanike e Drejtësisë.
Numri i shqiptarëve pas hekurave është dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015.
Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166, sipas statiskave zyrtare, – raporton The Sun.
Një raport i Ministrisë së Drejtësisë zbuloi: “Kombësitë më të zakonshme në burgje, pas asaj Britanike, janë shqiptare (10 përqind e popullsisë së burgjeve FNO), Polake (8 përqind), Rumune (8 përqind), Irlandeze (8 përqind) dhe Jamaican (5 përqind). ”
Kjo vjen si pasojë e karteleve shumë të organizuara dhe të pamëshirshme shqiptare, që u futën në tregjet fitimprurëse të drogës në Britani. Ata jo vetëm që kontrollojnë marrëdhëniet në rrugë, por edhe importimin e dërgesave nga e gjithë bota.