Zëdhënësi i Metës: “Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën Elisa Spiropali”

Vazhdojne akuzat dhe kunder akuzat ne distance mes Presidentit te Republikes dhe perfaqesuesve te mazhorances.

Pasi Elisa Spiropali kritikoi Meten per kthimin e ligjit te koncesioneve, ka qene zedhenesi i presidentit qe reagoi duke e cilesuar ministtren e Rames si te cmendur.

Reagimi i zedhenesit te Presidentit Meta:
Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.

E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.

Loading...