Mbytet 29-vjeçari në plazhin e Zvërneci

Një 29-vjeçar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Nga informacioni zyrtar i policisë mësohet se Robert Duraj 29-vjeç nga fshati Peshtan i Fieri është mbytur rreth orës 16:56.

Ndërkaq bëhet me dije se Duraj ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte duke u transportuar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plot të shkaqeve.

Informacion paraprak:

Rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se është mbytur në det 29 vjeçari R.D., nga fshati Peshtan i Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...