Efekti detox në lëkurë mund të garantohet edhe nga ushqimet, si këto më poshtë:
1.Frutat e kuqe
Të shijshme, sezonale dhe me një përmbajtje të lartë glikopeni që ndihmon lëkurën të gjenerojë kolagjen në sasi të mëdha. Mund të zgjidhni mes luleshtrydheve, mjedrave, mollëve të kuqe, qershive, etj.
2.Avokado
Avokadoja është një prj ushqimeve më efikase për të vonuar plakjen, është e pasur me vitamina A, C, E dhe K, si dhe me minerale si kaliumi, bakri, e hekuri, gjeneratorë të enzimave antioksidante. Gjithashtu përmban acid linoleik, i cili ndihmon lëkurën të duket e shëndetshme dhe me një ton uniform.
3.Infuzione çaji
Çajrat e konsumuar pa sheqer në të gjitha varietetet e tyre ofrojnë benefite të mëdha mes të cilave, të dukurit më të rinj, falë faktit që ndihmojnë në detoksifikimin e trupit dhe ushqyerjen e lëkurës në mënyrë komplet natyrale.
Një çaj jeshil në ditë është një burim i pasur antioksidantësh që parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.
4.Frutat e thata
Acidet yndyrore si kolagjeni, Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9 janë thelbësore për të ruajtur freskinë dhe rininë e lëkurës, kështu që arrat, bajamet, fistikët, lajthitë dhe kikirikët nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj.
5.Vitamina C
Përveçse mban larg gripin dhe alergjitë, kjo vitaminë promovon dhe prodhimin e kolagjenit. Opsionet më të mira? Limoni, portokalli, kivi, domatet, papaja, shalqiri dhe guava.