Shtyhet në Shtator vettingu në polici

Edhe pse ishte paralajmëruar se seanca e parë e vettingut për drejtuesit e lartë të policisë do të niste që në muajin Gusht, burimet bënë me dije se gjithcka është shtyrë për javën e parë të shtatorit.

Burime sqaruan se shkak ka qenë volumi i punës dhe dokumentet që priten për 300 gradat e para nga institucione si banka, hipoteka, zyrat e pastrimit të parave si dhe disa informacione që ende skanë ardhur nga jashtë vendit.

I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Komisioni i Jashtëm i Vlersimit ka punuar këtë periudhë mbi dosjet e 30 gradave të para ku përfshihen drejtuesit e policisë, gardës, drejtorëve të kufirit dhe shërbimeve mbështetëse të policisë së shtetit.

Loading...