Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku ka mbetur i plagosur një person.
Burime bëjnë me dije se një automjet tip ‘Opel’, në të cilin udhëtonin punonjës të burgut të Fierit ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
I plagosur ka mbetur një nga pasagjerët që është gjithashtu punonjës i burgut të Fierit.
Policia ka mbërritur në vendgjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Loading...