Gjyqtari i Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri në sitën e Vetingut më 21 nëntor

Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED, Enton Dhimitri do të përballet me Vetingun me 21 nëntor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me gjyqtari në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED, Enton Dhimitri i cili do t’i nënshtrohet verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë së tij, integriteti etik dhe profesional.

Po ashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur trupën gjykuese, që përbëhet nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko. /atsh

Loading...