Gjatë edicionit të parë, Renato shoqërohej nga dy zëvendës shefa, Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj.
Mirëpo kësaj here, shefi i kuzhinës ka lajmëruar se vendin e djemve do ta zënë dy vajza.
Bëhet fjalë për një brune dhe një bjonde, të cilat ende nuk janë zbuluar për publikun.
“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”- ka njoftuar Renato në një postim në Instastory.
Më herët, shefi i kuzhinës lajmëroi se gjatë edicionit të dytë do të jetë akoma më i rreptë me konkurrentët sesa në edicionin e parë.
Është mësuar se “Hell’s Kitchen 2” do të nisë gjatë muajit tetor.
Loading...