Nismës i është bashkuar edhe zv/ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lorena Haxhiu e cila së bashku me ekipin e të rinjve vullnetare që i janë bashkuar “Smile Albania”, kanë siguruar një ambient të pastër për turistët vendas e të huaj.
“Në bravo për zëvendësministren Lorena Haxhiu dhe ekipin e të rinjve vullnetarë që i janë bashkuar “SmileAlbania”, të cilët bashkërisht i dhanë një dorë Bashkisë Lezhë duke pastruar nga mbeturinat bregdetin e Ranës së Hedhun”, -thotë ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.
Sezoni i dytë i “Smile Albania”, ka angazhuar 500 të rinj dhe të reja që janë punësuar gjatë verës, si pjesë e Paktit për Universitetin./atsh
Loading...