Sarandë – Gjendet i pajetë 45-vjeçari

Një person është gjetur i pajete mengjesin e sotëm në një kanal me ujë në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë në Sarandë.

Policia bën me dije se viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.

Dyshohet se 45-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.
Sakaq, po punohet për identifikimin e plotë të tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Loading...