Pas tifozëve skocezë, edhe ata nga Uellsi pushtojnë Shqipërinë.
Do të jenë rreth 2 mijë tifozë që do të ndjekin skuadrën e tyre në “Elbasan Arena” për ndeshjen miqësore mes Shqipërise dhe Uellsit, të cilët kanë përfituar nga ky takim për të bërë një vizitë në vendin tonë.
Sot në orën 20:00, Shqipëria do të përballet me Uellsin.
Për shkak të ecurisë negative në ndeshjet të ekipit Kombëtar, interesi i tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje pritet të jetë i ulët.
Pak orë nga starti i ndeshjes, në Elbasan kanë mbërritur 20 autobusë me tifozë nga Uellsi të cilët do të mbështesin skuadrën e tyre në sfidën miqësore ndaj Shqipërisë. /atsh
Loading...