Basha: “Data 13 Tetor është e vetmja datë e dekretuar. KQZ-ja duhet të zbatojë dekretin e Presidentit”

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi qartë sot se “nuk ka asnjë përçarje në qëndrimin e opozitës” lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit dhe se data 13 Tetor është e vetmja datë e dekretuar nga Presidenti.

Basha theksoi se në zgjedhje do të hyhet me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje parlamentare të parakohshme në një ditë më zgjedhjet lokale.

Basha tha: “Data 13 Tetor është e vetmja datë e dekretuar. KQZ-ja duhet të zbatojë dekretin e Presidentit.

Të gjithë ata që e pengojnë do të vihen para drejtësisë ligjore dhe penale. Mund do të vonojë po nuk do të harrojë.

Por, ne nuk duhet të harrojmë të drejtën partiake për të hyrë në zgjedhje apo jo , kurse kur institucionet shkelin ligjin ato duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

Vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit ka qënë vendim unanim dhe pa asnjë kundërshti.

Disa parti kanë bërë kërkesën për të hyrë në zgjedhjet e 13 Tetorit për të mos lejuar KQZ-në të ndërmarrë grushtin e shtetit. Hapat që u hodhën janë paraprirë nga një konsultim i plotë. “

Pyetjenga Ismet Drishti nga “Zjarr” TV: Z. Basha, kemi parë këto ditë hapjen e zyrave të bashkive me kacavidë. Kjo më sjell ndër mend precedentin ku janë çertifikuar kryetarët e bashkive, dikur legjitimë e diku jo…Po nesë nesër bëhen zgjedhjet, a do të kemi rastin të përsëritet një precedent i tillë?

Basha: Kushtetuta është e qartë, ka vetëm një institucion që mund të dekretojë datën e zgjedhjeve, Presidenti dhe mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ato vendime janë sikur t’i shkruar ti. E ke parë si janë turpëruar gjykatat: nga njera anë e ka kontestuar mandatin në Durrës dhe e njëjta gjykatë pasdite e ka miratuar atë.

Loading...