Moj lugina jonë me halle
je e veshur me përralle
ke pak fushë dhe shumë male
plot me bimë medicinale.
Ke male të larta shumë
rreth e qark si një stadium
mes për mes të shkon një lumë
me zallë e uje Kristal
si bora që zbardh ne mal
po ti ke fshatrat me radhë
që do tu them nga një fjalë.
O Kuçi në lartësi
plot me bletë e blektori
në Zarel e Papadhi
plot me bletë e blegtori
ti je fshat me histori
po ti ke dhe vecori
përdor shumë qerasi.
Më poshtë vjen edhe një fshatë
ai quhet Kallarat
punojnë shumë e flasin pak
punët i bëjnë me hesap.
Përbri kemi dhe Bolenë
është shkruar si me penë
bën sehir nga lart shikon
burrërine shumë e çmon.
Vranishti është hije rëndë
plot me valle dhe me këngë
spranon gjëra nëpër këmbë.
O Tërbaçi im stërrall
je me histori të rrallë
thonë se ke patur kish
i pastër si një fildish
Brati dije e llafoset
dhe kur puna nakatoset
dijë që të dalë në brinjë
ka qenë qendër në krahinë.
Moj Smokthina në shullë
e bukur e ëmbël
plot me zile e këmborë
që dëgjohen edhe në borë
njerzit i ke shumë puntorë
dhe për bejte e humor.
Lepenica është pak
ka ca djem pa zorrë në bark.
Gjormi ngjanë si portë e madhe
po golin se pranon fare
rruga i shkon mes për mes
njerzit i ka shumë serbes.
Për Velçën s’di cfarë të them
por këtë e dijë që ajo s’gënjen
është fshat që bën shok
është fshat bërë tokë.
Ne e gjithë si luginë
e kemi dhe një gëzim
se po na vjen një ndricim
një rrugë me asfaltim
që për ne do sjell zhvillim
do bjerë dhe qytetrim
do zbukurojë këtë lugin
për brezat që janë e vijnë
se po vjen xhadeja e re
e bukur si sixhade
ajo do shkojë në luginë
si gjarpëri kur fershëllin
kujdes pak shpejtesinë
Po kush e bën këtë dhurat
kaq të gjerë e kaq të gjatë
këtë e bën një burrë i gjatë
që nuk para merr inat
që shikon shumë larg
ndaj nga lugina ai merr urat.
Kështu mendojnë një pjes nga ne
të të lënë prap ku je
se e bën mirë në qoshe
se nuk na e ke me hile.
Ҫdo luginë në Shqiperi
që nga jugu ne veri
secila ka histori
secila ka vecori.
Por kjo eshte lugina ime
që ka prejardhje trime
por kjo është lugina jonë
kjo është ajo qe thonë.
ME DASHURI DHE RESPEKT
ISTREF RROKAJ
068 29 29 245
TERBAC