Nga Hollanda është ekstraduar për në Shqipëri anëtari i bandës së frikshme të Shkodrës, banda Bajri.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka çaktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona. /Lajmiifundit.al