Sarandë – Digjet shoferi nga Fieri brenda makinës,shpëton gruaja

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Vllahat, ku një person është djegur brenda në makinë.

Një grua që ndodhej bashkë me të në automjet, arriti të shpëtojë, por ka pësuar djegie të mëdha në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

POlicia tha se viktima është shtetasi Albert Caushi, nga Fieri, ndërsa bashkëjetuesja e tij e plagosur është Merita Muja 44-vjeç nga Delvina.

Mjeti me të cilin ata po udhetonin po lëvizte nga Saranda në drejtim të Delvinës kur ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë në lëvizje,

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40 pranë vendit të quajtur “Karahaxh” duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur brenda si pasojë e shpërthimit të flakëve kurse gruaja ka dalë dhe është dërguar në spital nga kalimtarët dhe ekipet e ndihmës që e arritën rrugës.

Loading...