Monika Kryemadhi uron besimtarët:”Ne duhet të fitojmë kohën e humbur”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në rrejtet sociale ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kryemadhi shkruan se, të gjithë kemi nevojë të rëflektojmë parimet dhe qëllimet e Kurbanit dhe besimit.

“Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera! Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!”, shkruan ndër të tjera kryetarja e LSI-së.

Postimi i plotë:

Gëzuar Kurban Bajramin!

Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare!

Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar!

Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi.
Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste!

Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto parime në jetët tona dhe shoqëri!

Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë!
Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera!

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!

Loading...