Aksident i rëndë,humb jetën një grua

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në personin që drejtonte mjetin që shkaktoi tragjedinë në një lulishtëe në qytetin e Lushnjes ku mbeti e vdekur një grua si dhe u plagosën 3 persona të tjerë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë Anxhelino Hasani 22 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.08.2019, rreth orës 23:10, në lagjen “Skënder Libohova”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Teuta Aliçkolli, 51 vjeçe, dhe është dëmtuar bashkëshorti i saj, shtetasi F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte.

Shtetasi F.A dhe Q.A ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Loading...