Policia thotë se një person i armatosur hapi zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor, në periferi të kryeqytetit Oslo.
Më vonë një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit, tha policia. I dyshuari “është rreth 20 vjeç, një shtetas norvegjez “, tha ndihmësi shefi i policisë Rune Skjold, duke shtuar se ai tani dyshohej për vrasjen e një të afërmi.
“Ne e konsiderojmë këtë një vdekje të dyshimtë … Personi i vdekur është i lidhur me të riun e arrestuar më herët sot”, tha ai. Policia thotë se agresori ka vepruar i vetëm kur sulmoi xhaminë.
Drejtuesi i xhamisë u tha mediave lokale se viktima ishte një anëtar 75-vjeçar i kongregacionit. “Një prej anëtarëve tanë është qëlluar nga një njeri i bardhë me përkrenare dhe uniformë,” i tha Irfan Mushtaq gazetës lokale Budstikka.
Ai më vonë tha për kanalin lokal TV2 se sulmuesi kishte “kryer dy armë zjarri dhe një pistoletë.
Ai theu një derë qelqi dhe qëlloi. Sulmuesi, i cili kishte veshur antiplumb, dhe ka qenë ndërhyrja e besimtarëve duke e neutralizuar ajo ç’ka ka parandaluar mbase një masakër të madhe në xhami para se policia të arrinte në vendin e ngjarjes”, shtoi Mushtaq.
Burime policore i thanë transmetuesit publik NRK se disa armë u gjetën brenda xhamisë, të vendosura në qytetin e Baerum, pas të shtënave.
Xhamia më parë kishte zbatuar masa shtesë sigurie pasi një person i armatosur vrau 51 njerëz në dy xhami në Christchurch, Zelanda e Re, në fillim të këtij viti, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.