Sholaja ka qenë pjesë e grupit paramilitar serb, “Akrepat”, dhe më 28 mars 1999 vrau 14 njerëz në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë.
Viktimat ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare. Në vitin 2008-të, Miodrag Sholaja mori një dënim qesharak me 15 vite burg, në një kohë ku u provua përfshirja e tij në vrasjen e 14 njerëzve.
Në Prishtinë kanë reaguar ashpër për lirimin e kriminelit serb.
Një akt të turpshëm të shtetit serb e konsideron Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës, lirimin e Sholaja.
“Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja, por edhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe e delegacionit të BE-së në Beograd.
Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe lartësohen nga qeveria e Ana Brnabic”, shprehet Pacolli.