Fier – Gjendet i hedhur,pa jetë në kanal i riu

Trupi i një të riu është gjetur në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit.

Viktima është identifikuar si shtetasi F.S, 23 vjeç. Dyshimet e para janë që drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina dhe ekzekutuar në kanal pranë ruges.

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shenja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë (thikë), dyshohet gjatë një konflikti” thotë policia.

Loading...