Një tërmet i fortë është ndjerë pasditen e sotme në veri të vendit.
Sipas qendrës europiane të sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 17:37. Epiqendra ka qenë 18 km nga Fushë-Arrëzi.
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale, por lëkundja është ndjerë nga të gjithë banorët duke shkaktuar panik.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 17:37 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 shkalla rihter, me thellësi 10 km dhe me epiqendër 15 km në verilindje të Fushë-Arrëzit. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Loading...