Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.
Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë.
Së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.
Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.
Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.
Vlera si kurë bimore
Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme.
Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetsore.
Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera.
Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.
Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë.
Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave.
Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.
Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit.
Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.
Vlerat për organizmin
-Trajton problemet me tretjen
Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.
-Mbrojtja dhe trajtimi i syve
Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.
–Trajtimin e çrregullimeve të lëkurës
Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C.
Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.
-Stimulimi i funksioneve të trurit
Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit.
–Antioksidantët
Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.
Përpunimi i gjetheve të manaferrës
Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë.
Ziejini në 100 ml ujë
Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim. /agr.org