Teatri “Argentina” në Romë është shndërruar mbrëmjen e djeshme në vatrën e kulturës dhe personaliteteve të artit shqiptar.
Koncerti gala titulluar “Të bashkuar në kujtim të Skënderbeut” në nder të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu mblodhi 650 të pranishëm.
Të ftuar ishin emra të njohur të artit, politikës, e jetës publike duke u bërë kështu bashkë të gjthë shqiptarët në një natë të mbushur plot emocion. Nga radhët e politikës të pranishëm kanë qenë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, nënkryetari i PD-së Edi Paloka, deputetja Mimi Kodheli, etj, si dhe emra të njohur si Lorik Cana, Igli Tare, etj.
Në skenë janë ngjitur artistë si Inva Mula, Olen Çezari, Dua Lipa, Rame Lahaj, Genc Tukiqi, Ermal Meta, Elhaida Dani, Kledi Kadiu, etj, të cilët kanë performuar përpara 200 të ftuarve. Një ndër momentet më kulminante dhe emocionuese të mbrëmjes e që ka ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve të pranishëm ka qenë performanca e gjithë artistëve bashkë në përmbyllje duke kënduar këngën e njohur “Luleborë”.
Krahas perfomacave brilante, kuriozitet ka pasur edhe për veshjet që kanë zgjedhur të famshmit për këtë mbrëmje madhështore. Duke iu përshtatur edhe kodit të veshjes, ngjyra që ka mbizotëruara te femrat ka qenë e zeza, ndërsa meshkujt kanë veshur kostume klasike dikush me kollare e dikush me papion të zi.
Shfletoni galerinë se çfarë veshën të famshmit shqiptarë në mbrëmjen gala në Vatikan. /atsh