Shkrumbohet autobuzi tek Rruga e Kombit, shpëtojnë 40 pasagjerë

Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”.

Mësohet se autobusi udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Tiranës dhe në të ndodheshin rreth 40 pasagjerë.

Mesohet se autobuzi eshte i linjes Kosove- Shqiperi.

Fatmirësisht asnjë prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime, pasi të gjithë kanë arritur të zbresin në kohë.

Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet një defekt teknik.

Loading...