“Lexoj, pra Jam” mbledh fëmijët e Gjirokastrës rreth librit

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Rajonale Lindita Rova, ishin sot në shkollën 9- vjeçare “Koto Hoxhi”, ku u takuan me nxënësit e vegjël për të dhuruar libra dhe për të lexuar bashkë me ta.

Prefekti i qarkut shprehu gjithë mbështetjen e tij për organizimin e takimeve të shpeshta, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në edukimin e fëmijëve për ta bërë librin një mik të vërtetë.

“T’ u lemë librin amanet dhe ata do të dinë të bëhen të pasur. Prandaj do të takohemi për një libër çdo ditë, sepse beteja me padijen është e gjatë dhe e vështirë”, tha Aliaj.

Më pas prefekti Aliaj dhe drejtoresha Rova lexuan bashkë me fëmijët pjesë nga librat e autorëve shqiptarë dhe të huaj të letërsisë për fëmijë.

“Je lexues i rregullt? Të pëlqen libri dhe leximi? Bind një në një milion shqiptarë që nuk kanë lexuar, të lexojë një libër këtë vit. Bind mikun, shokun, fëmijën tënd të lexojë librin e parë. Lexoja ti një libër, që librin e dytë ta kërkojë vetë”. Kjo është motoja që të rinjtë dhe fëmijët kudo në Shqipëri të afrohen me librin./atsh

Loading...