Nëse për të marrë lejen e drejtimit në këto raste dikur duhej të prisje 15 dito në për të marrë kartonin, tani kjo kohë do të reduktohet në vetëm 30 minuta.
Kjo masë e re shërbimi për qytetarët hyn në fuqi sipas njoftimit që në datën 15 Gusht.
Kjo praktikë do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera.
DPSHTRR njofton se kjo procedurë e reduktuar 720 herë në kohë, nuk do të ketë tarifë ekstra.
“As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!”, shkruan DPSHTRR në njoftimin e nxjerrë me këtë rast.
Loading...