Një jaht i vogël me flamur londinez është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Symi të Greqisë.
Mësohet se si pasojë e ngjarjes nuk ka persona të plagosur, pasi personat që ndodheshin në bordin e motoskafit arritën të nxirren shëndoshë e mirë.
Më pas forca zjarrfikëse u përpoqën të shuajnë zjarrin, por përpjekjet dështuan.
Shkaqet e zjarrit në jaht nuk janë bërë të ditura dhe do të hetohen menjëherë nga zyrtarët përkatës të Autoritetit Portual.
Loading...