19 Nëntori është dita e 323-të e kalendarit gregorian (dita e 324-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit mbeten edhe 42 ditë.
Ngjarje
1946 – Afganistani, Islanda dhe Suedia i bashkohen Kombeve të Bashkuara.
1969 – Programi Apollo: Astronautët e Apollo 12, Charles Conrad dhe Alan Bean zbritën në pjesën e quajtur Oceanus Procellarum në Hënë dhe u bënë njeriu i tretë dhe i katërt që kanë ecur mbi të.
1969 – Pelé shënon golin e tij të 1000-të në ndeshjen mes ekipeve Santos dhe Vasco. Pelé luante për ekipin Santos ku ndeshja përfundoi në favor të ekipit të tij me rezultatin 2:1.
1970 – U tërhoq nga tregu IBM 1620.
1985 – Lufta e Ftohtë: Në Gjenevë takohen për herë të parë presidenti amerikan Ronald Reagan dhe presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev.
1997 – Në Des Moines, Iowa, Bobbi McCaughey lind septupletë në rastin e dytë të njohur ku që të shtatë bebet kanë lindur të gjalla. Këto janë bebet e para të cilat kan mbijetuar edhe më tej, që të shtatë bebet e gjalla gjer në vitin 2007.
1998 – Skandali Lewinsky: Filluan thirrjet e dëshmive kundër presidentit amerikan Bill Clinton në lidhje me skandalin Lewinsky.
1999 – Shenzhou 1: Kina lëshon anijen e parë kozmike Anija kozmike Shenzhou.
2005 – U nda Çmimi i nderit për Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën nga qyteti i Nju Jorkut, SHBA.
Lindje
1711 – Michail Lomonossow, shkanctar rus
1831 – James A. Garfield, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikë
1833 – Wilhelm Dilthey, filozof gjerman
1884 – P. Ambroz Marlaskaj OFM, mësues, publicist, tekstolog, jurist dhe deputet i Kuvendit Kushtetues.
1888 – José Raúl Capablanca, shahist Kubanez
1889 – Vassili Konstantinoviç Blücher, Marshall sovjetik
1910 – Adrian Conan Doyle, letrar anglez
1917 – Indira Gandhi, politikane indiane
1933 – Larry King, udheheqes TV, amerikan
1938 – Ted Turner, themelues i CNN
1942 – Calvin Klein, kreator mode, amerikan
1961 – Meg Ryan, aktore amerikane
1962 – Jodie Foster, aktore amerikane
1963 – Gjergj Kola, shkrimtar shqiptar
Vdekje
1492. – Jami, skrimtar persik (l. 1414.)
1630. – Johann Schein, kompozitor gjerman (l. 1586.)
1665. – Nicolas Poussin, piktor francez (l. 1594.)
1692. – Thomas Shadwell, shkrimtar dhe dramaturg anglez
1785. – Bernard de Bury, kompozitor francez (l. 1720.)
1828 – Franz Schubert, kompozitor austriak (l. 1797.)
1887. – Emma Lazarus,shkrimtare amerikane (l. 1859.)
1938. – Lev Shestov, filozof rus(l. 1866.)
1942. – Bruno Schulz, shkrimtar polak (l. 1892.)
2004. – John Robert Vane, farmakolog britanez(l. 1927.)
2004. – Piet Esser, skluptor holandez (l. 1914.)
Festa dhe përvjetore
Franca – Beaujolais Nouveau
Mali – Dita e çlirimit
Monako – dita nacionale
Oman – dutlindja e Sulltan Qaboos bin Saidit
Portoriko – zbulimi i Portorikes (1493)
SHBA – Dita e mundesivetë njejta
Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët