Gazetarja shumë e dashur për publikun, Ilva Tare ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram të cilët ishin shumë kurioz që nga projekti i ri që ajo do sjellë e deri tek pyetje personale për paraqitjen fizike.
E pyetur se cili është gazetari më i mirë në Shqipëri sipas saj, Ilva preferoi të mos jepte një emër duke u shprehur se kjo do sillte sherr.
“Ti nuk dashke përgjigje por sherr. Cilido përpiqet të bëjë gazetari të mirë, të drejtë dhe të pavarur nga çfarëdolloj interesi. Ky është për mua gazetari i mirë”, u përgjigj llva.
Gazetarja u pyet edhe për emisionin e saj që do të nisë së shpejti në EuroNews, por më shumë do na zbulojë nga shtatori./Xing.al
Loading...