Ditët e fundit, vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes me djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit, Erikun.
Në fillim ata u përfolën se janë ndarë, por ka qenë Kejda, ajo që publikoi një foto, ku konfirmonte se çifti ishin bashkë.
Duket se gjithçka mes tyre por shkon shumë mirë, pasi nga postimet në rrjetet sociale, kuptohet që Eriku dhe Kejda frekuentojnë të njejtat vende.
Së fundmi, dëshirat e bukuroshes kanë kaluar deri në martesë. Këtë e dëshmon fotoja e fundit e publikuar në Instastory, ku shfaqet gjysma e një çifti të sapomartuar, citon vizionplus.
Loading...