Rrëfehet shqiptari që luftoi krah ISIS: “Çfarë më frikësonte më së shumti por do shkoja sërish”

Kosovari Fitim Lladrovci ka dhënë një rrëfim të jashtëzakonshëm për revistën “1843”, që publikohet nga “The Economist”, rreth rrugëtimit në Siri.

Thotë se po të mundte do të shkonte nesër sërish për të luftuar atje. Ndërsa rrëfen si u radikalizua, kush e çoi në Siri, si u kthye dhe pse do të zgjedhte që prapë të ishte një xhihadist.

Rrugëtimi që e shty Fitim Lladrovci të bëhet pjesë e luftës nisi në tetor të 2013’ës, kur ai ishte 23 vjeç. Ai i mori kursimet e tij prej 350 dollarësh, u përshendet me gruan e tij dhe la Obiliqin, shkruan “1843”.

Revista, që e intervistoi Lladrovcin, e përshkruan udhëtimin e tij për në Siri.

Në Prishtinë ai u nis me fluturimin për në Stamboll dhe nga aty u nis në një tjetër fluturim, për në Hatay, provincë në juglindje të Turqisë. Në aeroplan ka takuar një arab të veshur me të zeza, i cili e ka vozitur deri në një shtëpi një katëshe e me shtretër një mbi një. Aty ai u befasua kur takoi gjashtë shqiptarë të tjerë.

Lladrovci ka treguar se dy nga ta ishin burra, dy ishin gra, burrat e të cilëve kishin kaluar kufirin me Sirinë muaj më parë. Dy ishin fëmijë; një djal dy vjec dhe një vajzë gjashtë muajshe, që qante vazhdimisht.

Të nesërmen shqiptarët u dërguan deri në kufi e nga aty ecën disa kilometra derisa arriten te një linjë e autobusave. Hipen në një minibus ku iu bashkuan disa burra nga Kaukazi e sic i përshkruan Lladrovci, ishin me mjekrra të kuqe që i bëntë të dukeshine si luaj.

Ata kaluan mes një zone me rërë derisa arritën.

“Vendi dukej i bukur por unë dridhesha gjatë gjithë kohës. Cfarë më frikësonte më së shumti ishte të bija në duar të Bashar al-Assadit”, ka thënë Lladrovci.Ai udhëtoi qindra kilometra ta luftonte presidentin sirian, Bashar al- Assad. Ndjesia e tij për drejtësi ka filluar në moshën e tij të re, kur shqiptarët u cuan kundër Serbisë dhe me ndihmen e Amerikës, krijuan shtetin, shkruan 1843.

Lladrovci thotë se roli i tij në Siri do të ishte sikur i amerikanëve në Kosovë: të ndihmohen njerëzit e shtypur.

Në ditët e para të tij në Siri, ai thotë të kenë qëndruar shumë njerëz të grumbulluar në një vend.

“Arabët na rendisnin si sardele”, ka rrëfyer ai. Lladrovci iu bashkua organizatës “Al-Nusra”, që ishte segment i “Al-Qaedas”, e krijuar në vitin 2012.

Ai dorëzoi kursimet e tij, ndërsa iu premtua një pagë mujore prej 115 dollarëve.

Lladrovci u dërgua në Aleppo për trajnime bashkë me burrat e tjerë. Atje tregon të ketë qëndruar në një vend të papaster e ka ngrënë ushqim të njëjtë tri herë në ditë.

Burrat mund të zgjedhnin të mbanin kurse për tre muaj për t’u bërë snajperistë ose të hynin në divizionin e tankës. Opsioni tjetër ishte kursi tri javor për t’iu bashkuar forcave tokësore dhe për të hyrë në zonat e okupuara. Lladrovci e kishte zgjedhur këtë të fundit.

Ai thotë se kishte shkuar për të ndihmuar njerëzit e pafajshëm, por më vonë ishte konfuz se si e shihte religjioni i tij atë që po bënte.

Lladrovci erdhi në perfundim se vetem një organizatë u përgjigjej pyetjeve të tij dhe bashkë me të rekrutuarit e tjerë shqiptarë iu bashkua Shteti Islamik (ISIS).

Luftëtari i ISIS’it e coi një vit në fushëbeteja, pastaj u kthye në Kosovë ku u arrestua për gjuhë të urrejtjes por jo që ishte pjesëtar i ISIS’it. Pas tri vitesh ai u kthye në Obiliq.

I vetmi pendim i Lladrovci është pse la Sirinë.“Do të kthehesha nesër atje, po të kisha mundësinë”, thotë kosovari. Gazetari i “1843” përshkruan rrugën për në Obiliq, ku shkoi ta intervistonte Lladrovcin.

Taksisti shqiptar i kishte thënë se nuk kishte njeri në Kosovë që nuk e kishte humbur dikë në luftën me Serbinë.

“Nuk mund të gjesh dikë në këtë shtet që nuk e ka humbur dikë. Por ne nuk kemi hequr koka të njerëzve”, i kishte thënë ai.

Gazetari e ka takuar katër herë Lladrovcin dhe ka biseduar mbi 10 orë me të, për të cilin thotë se i ndryshonte gjendja.

“Njëherë më tha se e ndjente nevojën që të më priste në qafë, e pastaj tregohej i kujdesshëm aq sa të më pyeste për gjendjen e nënës sime që ishte e sëmurë”, përshkruan gazetari Alexander Clapp.

Lladrovci dhe familja e tij kishin përjetuar tmerrin gjatë luftës në Kosovë. Serbët e kishin torturuar vëllain e tij, duke e bërë të paaftë për të ecur, ndërsa ata kishin ikur nga Drenica në Obiliq gjatë natës.

“Akoma e kam ndjesinë e lumit të ftohtë kur e kaluam derisa po iknim në luftë”, i kishte thenë Lladrovci gazetarit.

Si u njoftua Lladrovci me islamin radikal?Në vitin 2000 organizatat vahabiste kishin arritur në Kosovë. Komuna e Skenderajt ishin një nga qendrat ku ato operonin. Vajza me emrin Mihane Baleci ishte aktivizuar në to. Në vitin 2010 kusheriri i saj e takoi me Lladrovcin, ata u martuan pas tre muajve. Në atë kohë djali nga Obiliqi nuk dinte pothuajse asgjë për religjionin, por gruaja e tij po i tregonte klerikë fetarë në YouTube.

Më vonë ai kishte filluar komunikimin online me radikalë të tjerë të cilët i quante “vëllëzërve”.

Pas një kohe ai filloi të takohej në Prishtinë me një grup të burrave me të cilët ndante pikëpamjet për religjionin. Në 2013’ën ai i tha gruas se po shkonte në Siri për një jetë më të mirë për të dytë.

Loading...