Braçe: “Drejtësia e vjetër është e fundit që po i del zot evazionit! Natyrisht, kjo është betejë e do vijojë, pa lëshuar asnjë milimetër”

Në kundërshtim me ligjin Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që t’i heqë bllokimin klub Havanës në Dhërmi Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri, Erion Braçe i cili shprehet i skandalizuar përballë këtij vendimi.

“Gjykata private e evaziuonit fiskal, havana, kërcënimet dhe zero milimetra pas! Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne “dhome keshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet. Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen; Çështja e “Havana” në Dhërmi është lënë e Gjykatës Administrative.

Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar. Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen;

E gjitha në kurriz të interesit publik, të ardhurave të buxhetit, dëmtuar rëndë nga mos dokumentimi i vijueshëm, i përsëritur i qarkullimit tek “Havana”. Kete here edhe ne gjykaten private!

Poo, tani e kam shume te qarte: Evazioni fiskal ka gjykatën e tij private, në drejtësinë e vjetër e të korruptuar! E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!

Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit! Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter! Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e Vettingut!

Nderkohe, nuk mbaron ketu!”, shkruan Braçe.

Loading...