Pse duhet të bëni dush të ftohtë

Shumicës nga ne na kruhet lëkura, apo aq shumë kemi nevojë qe të bëjmë në tush, sa që presim me rend deri sa të gjithë të tjerët të bëjnë tush, që më pas të na vie rradha për tu larë.

Kur të ju vie rradha të laheni, sigurisht se shumë nga ju laheni me ujë të ngrohtë.

 Por se a keni menduar ndonjëherë të laheni me ujë të ftohtë?

 E keni vërejtur në filmat e Xhejms Bondit, se ai është githmonë sharmant dhe i freskët? Njëra nga arsyet se ai është kaq i freskët, është se tushin e bën me ujë shumë të ftohët. Sigurisht se Xhejmsi nuk lahet për arsye të kota me ujë të ftohët, por se prapa këtij sekreti ka disa benefite shumë të dobijshme për të cilat mund të lexoni më poshtë.

Ju bën më gjallërues

Bërja e dushit të ftohtë në mëngjes dhe ndjenja e ujit të ftohtë akull që lagë trupin tuaj do të ju duket më shumë e tmerrshme se sa e butë dhe freskuese. Megjithatë, frymëmarrja e thellë është çfarë duhet të bëni si përgjigje nga dridhjet që munt të i ndjeni nga uji i ftohët, ato po ashtu e ndihmojnë trupin të jetë i ngrohtë, si dhe e rrit marrjen e oksigjenit në tërësi. Për këtë arsye, të rrahurat e zemrës rriten kur ju të bëni tush të ftohtë, gjë që edhe e shpejton qarkullimin e gjakut në trup. Kjo do të na jap energji në vijim.

Aktorja e mirënjohur e Hollivudit, Katherine Hepburn, ka qenë një ithtare e madhe e bërjes së tushit me ujë të ftohtë. Ajo filloi të bëjë tush çdo ditë, me shtytjen që ka pasur nga Dr. Norval Hepburn, një urolog dhe pionir në higjienën shoqërore. Katherine ka marrë madje edhe copa të akullit në banjo dhe është freskuar edhe me ndihmën e tyre, si dhe tushet i ka bërë gjatë tërë jetës me ujë të ftohtë. Ajo i këshillon edhe të tjerët të bëjnë po të njëjtën gjë. Ajo i ka qëndru besnike tushit të ftohtë, prandaj ka pasur energji të madhe si dhe me këtë rast ka shumë fakte se pse tushi i ftohtë është i dobishëm.

Pastron flokët dhe lëkurën

Kur flasim për flokët dhe lëkurën, një nga mënyrat më natyralë për t’u përkujdesur për dukjen tuaj janë dushet e ftohta. Uji i ngrohtë ka gjasa që të than lëkurën, ashtu që më së miri është që të laheni me ujë të ftohtë, për arsye se do t’i shtrëngoj poret e lëkurës si dhe mbrojë ato që të mos bllokohen. Tushi me ujë të ftohtë mund t’i mbrojë përher poret në lëkurë si dhe lëkurën e flokvë, duke e mbrojtur nga papastërtia.

Dermatologja e njohur Jessica Krant, thotë se uji i ftohtë akull apo i vakët mund të ndihmojë lëkurën dhe mbrojë ate nga çarjet prej yndyrërave natyrale që i liron ajo. Mbani në mend se uji i ftohtë vetëm përkohësisht mund të tkurrë lëkurën dhe të bëjë atë të shtrëngohet, por se edhe qarkullimi i gjakut rritet, por se poret nuk rrudhen. Kur flasim për kujdesin ndaj flokëve, uji i ftohtë mund të bëjë floktë të duken më të shkëlqyeshëm, fortë, dhe shëndoshë duke ndikuar në gjëndra që dhe aftësinë e tyre për të kontrolluar dhe forcuar lëkurën e flokëve.

Përmirëson imunitetin dhe qarkullimin e gjakut

Uji i ftohtë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, duke e shtyrë ate të qarkullojë përreth të gjitha organeve, dhe mund të ndihmojë organet të luftojnë probleme të ndryshme më lëkurë dhe zemër. Në momentin kur trupi juaj “përballet” me ujin e ftohtë, aftësia e tij për të rritur qarkullimin e gjakut bën që artieriet në mënyrë më efikase të përçon gjakun, për atë arsye rritë shëndetin e zemërs. Poashtu e zvogëlon edhe shtypjen e gjakut, pastron artieriet e bllokuara, dhe përmirëson imunitetin.

E nxit humbjen e peshës

Dushet e ftohta mund të ndihmojnë në humbjen e peshës që do të jetë shumë befasuese për ju mënyra e humbjes se peshës nga dushi i ftohtë. Trupi i njeriut përmban dy lloje të indeve yndyrore: yndyrëra të bardha dhe kafta. Yndyrërat e bardha mbledhen kur ne konsumojmë më shumë kalori se që trupi jonë ka nevojë për to në mënyrë që të funksionoj, dhe ne nuk shkrijmë kalori për këto kalori në formë të energjisë. Kjo yndyrë ruhet në bel, pjesën e poshtme të shpindës, qafë dhe ije, dhe është një gjë që në vështirë që e hekim nga trupi. Yndyrërat e kafta janë yndyrërat e duhura(të mira), që prodhojnë nxehtësi për të mbajtur trupin në temperaturë të ngrohtë, dhe aktivizohet kur trupi i ekspozohet të ftohtit ekstrem. Për atë arsye, dushet e ftohta mund të promovojnë aktivitetin e yndyrërave të kafta.

Sipas një studimi të bërë nga shkolla e mjeksisë në universitetin e Harvardit, tregon se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta aktivizion yndyrërat e kafta, deri në atë masë që mund të shkaktojë që ju të humbni peshë duke praktikuar dushin e ftohtë.

Shpejton ç’lodhjen e muskujve dhe rigjenerimin e tyre

Të gjithë e kemi parë se atletët bëjnë dush me ujë të ftohtë, madje edhe me copa të akullit për të zvogëluar dhembjet dhe lodhjet e muskujve pas ushtrimeve në fitnes, që është efikas për relaksimin e muskujve pas ushtrimeve qoftë të rënda apo lehta. Të gjithë ata që ushtrojnë fitnës, ngasin biçikletë, ose vrapojnë, rekomandohet që të bëjnë një dush të ftohtë për 24 minuta, dhe do të ndjeni relaksim në muskujt tuaj, ashtu që ditën e nesërme të jeni gati për ushtrimet e rradhës. Do të ndjeheni edhe më të freskët. Sa më të ftohtë që e përdorni dushin gjatë larjes, aq më të çlodhur do të ndjeheni.

Ju liron nga stresi

Nëse bëni dush menjëherë me ujë ekstrem të ftohtë, mund të keni problem me zemër dhe frymëmarrje. Filimisht duhet të filloni me ujë të vakët, më pas duke shkuar t ftohur ujin deri në atë masë që ju e ndjeni se ja keni përshtatur ujin temperaturës së trupit. Ekspozimi ndaj ujit të ftohtë zvogëlon nivelet e acidit urik. Poashtu trupi juaj perjeton edhe rritje të antioksidantit Glutantion që mban antioksidantët tjerë që të performojnë më të mirën e tyre.

Ju çliron nga depresioni

Dushet e ftohta kanë dëshmuar se ju ndihmojnë të çliroheni nga simptomet e depresionit për shkak të receptorëve të ndjenjave të ftohta të lëkurës, që dërgojnë një impuls elektrik të madh nga nervat periferik deri në tru. Për këtë arsye, prodhon një efekt kundër depresionit, rritë disponimin, dhe nuk ju bën përtac. Hidroterapia me ujë të ftohtë kanë efekt analgjetik, dhe nuk ka asnjë efekt anësor. Nëse doni të merrni maksimumin nga uji i ftohtë, atëherë temperatura më e mirë e ujit duhet të jetë 5 gradë, në mënyrë që të përfitoni shumë nga dobitë që sjell dushi i ftohtë.

Loading...