Si e mësuan lajmin e hidhur Luiza Xhuvani dhe vajza

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani.

Pas një arresti kardiak, Gjergj Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Ndërkohë burime për Newsbomb.al bëjnë me dije bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur.

Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat.

Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani është një humbje e madhe për kinematografinë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Loading...