Ardit Gjebrea zbulon prezantuesen e “Këngës Magjike”

Ardit Gjebrea ka zbuluar emrin e bukuroshes që do ta shoqërojë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”.

Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, moderatori dhe producenti i festivalit të madh tregon se këtë vit pranë tij do të qëndrojë e bukura Adrola Dushi.
Ish-missi do të prezantojë përkrah Arditit për herë të parë “Këngën Magjike”.

“U kry!@adroladushi na vaftë mbarë! #kengamagjike2019”, shkruan Arditi në foton e publikuar. Një reagim e ka bërë edhe bukuroshja shqiptare, e cila shprehet se kjo është një ëndërr e bërë realitet:
“Emocionet thyejnë ligjet e modestisë.. dhe pa dashje realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit!”

Loading...