Sulmohet një grup turistesh në Borsh.
Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në lokal dhe kanë tentuar që të largohen, por furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët më pas i kanë goditur me grushte, madje dhedrejtuesin e mjetit.
Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e këtij lokali, por nuk kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t’u larguar.
Ky moment ka bërë që pronarëte lokalit të ndjekin nga pas furgonin e turistëve, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë.
Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve. Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë ne ndjekje të autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.