Ai hedh akuza mbi kryedemokratin Basha, ku sipas tij, nuk pranoi fajin për vrasjen e katër personave në 21 janar 2011.
Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, i kujton liderit të opozitës se ai nuk pranoi të jepte dorëheqjen as për skandalin e ndërtimit të Rrugës së Kombit.
E për rrjedhojë, sipas tij, Valdrin Pjetri ishte me i ndershëm se kreu i PD-së me dorëheqjen e tij dhe shqiptimin publik të rastit.
Statusi
Valdrini mban pergjegjesi te pashlyeshme ndaj publikut dhe PS per ate qe duket deri tani si nje naivitet vetevrases per mosdeklarimin e episodit rendues studentor. Kete episod zoti Basha e konsideron nje dhurate politike. Por Basha ska asnje te drejte te shese moral perballe zotit Pjetri. Sepse Basha nuk qe 20 vjec ne drejtimin e MB kur shteti vrau 4 vete mes bulevardit ne 21 Janar. Valdrini te pakten eshte me i ndershem se zoti Basha me doreheqjen e tij dhe shqiptimin publik te rastit. Gje qe zoti Basha nuk e beri as pas 21 Janarit e as pas akuzes se prokurorise per shperdorimet shumemilioneshe ne rrugen e Kombit.