40-vjeçari shqiptar u arrestua nga oficerët e komisariatit në Montecatini në Itali në provincën e Pistoia, i akuzuar për përndjekjen ndaj ish-partneres së tij.
Veprimet e burrit kishin detyruar gruan të ndryshonte edhevendbanim. Që nga moment i ndërprerjes së lidhjes së tyre, kishin filluar ofendimet dhe kërcënimet ndaj saj, duke shkuar çdo natë në shtëpi dhe vendin e punës si dhe duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.
Madje në njërin nga rastet, denoncuesje emri dhe kombësia e të cilës nuk bëhet e ditur, ka thënë se 40-vjeçari kishte hyrë në zyrën e saj, duke kërcënuar një punonjës të tij i cili kishte rrëmbyer telefonin me të cilin kishte telefonuar policinë.
Ndaj personit në fjalë është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”It