Arr.estohet 51 vjeçari Mihal Kokdhima,dhunoi turistët spanjollë

Mihal Kokëdhima ka dhunuar një grup turistësh spanjollë dje në Porto Palermo, pasi ata u larguan nga restoranti i tij pa paguar sepse nuk i kishte pëlqyer shërbimi dhe ushqimi që kishin porositur. 

Mihali i është vënë pas furgonit me të cilin turistët po udhëtonin dhe kur i ka arritur, i ka dhunuar barbarisht duke i gjakosur.

Pamjet e furgonit të mbuluara me gjak janë shpërndarë dje në media.

Sarandë

Në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, arrestohet në flagrancë shtetasi:

M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit pasi:

Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

Loading...