Shembet skela e pallatit, plagosen 5 punëtorë! 2 ende nën rrënoja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku pesë punonjës kanë rënë nga skela e pallatit që po rikonstruktohej.

Ngjarja është rregjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.

Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e saj, ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës, e për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë punonjës.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar.

Tiranë/Infirmacion Paraprak

Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.

Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.

Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër

Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Loading...