Ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Presidenti i Republikës, Ilri Meta.
Nga Kosova, Meta ka deklaruar se nuk ka nevojë për zgjedhje pasi sipas tij, ato do të zhvillohen me 13 Tetor të këtij viti për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën dhe shton se deri me marrjen e detyrës nga kryebashkiaku i ri që do të zgjidhet në këto zgjedhje, përgjegjësinë e drejtimit të Shkodrës do të vijojë ta ketë kryebashkiakja aktuale, Voltana Ademi.
“Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara.
Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, u shpreh Meta.
Me këtë deklaratë mësohet se nuk do të ketë dekretim për të të përsëritjes së zgjedhjeve nga ana e presidentit, ndërkohë mazhoranca ende nuk ka dhënë një qëndrim përfundimtar dhe shterrues për mënyrën të cilën ajo do të ndjekë për zgjedhjen e kryabashkiakut të ri.