“Kurre nuk rende mbas fames dhe zhurmes ne ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkelqeve me modestine dhe thjeshtesine, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur per gazetari te kulluar”.
Teksa tregon se mes lotësh i ka shkruar fjalët e mëposhtme, Hoxha shprehet se Fatos Baxhaku prej kohësh ishte dhe do të mbetet një gur i rëndë në gazetarinë shqiptare”
“Lamtumire profesore…
Profesor, sepse qe diten e pare qe e kam njohur, ketu e 23 vite me pare, nuk kam guxuar ti drejtohem kurre ne emer. Pa asnje diskutim ai ishte, dhe do mbetet nje nder te paktet dhe te rrallet profesore te vertete te gazetarise shqiptare. Gazetarise bio, asaj te vertetes.
Nuk e bere si burrat profesor. Na le kaq shpejt vetem 55 vjec.
Ike kur jo vetem studentet e gazetarise, ata qe aspirojne te behen gazetare te vertete, por edhe ata qe kane vite e dekada ne kete profesion kishin nevoje per penen dhe mendjen tende.
Per nje keshille prej profesori te vertete, te pakompromis, per nje sugjerim prej profesionisti ekselent, per nje kritike nga ato taze qe ne qetesine e artikuluar prej teje, te digjnin me shume se cdo gje tjeter.
Lotet me kane erresuar shikimin ndersa shkruaj, por ma kane kthjelluar mendimin per humbjen qe na ke shkaktuar.
Me duket e pabesueshme kur mendoj se nuk do te takohemi me te ajo tavolina jote e perhershme, te lokali Friend’s Book House. Nuk do ta kthejme ndonje gote nga ajo e forta e Skraparit, ndersa nis e tregon shtruar si nje krua ne male.
Nese kishte mbetur ende ne kete vend, ndonje GAZETAR nga ata prej te cileve mund te mesoje sa here qe e takoje apo e lexoje, ishe pikerisht ti.
Kurre nuk rende mbas fames dhe zhurmes ne ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkelqeve me modestine dhe thjeshtesine, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur per gazetari te kulluar.
Sa here qe nje student apo aspirant per gazetari me pyet, se cilin emer do ti sugjeroja si model ne kete vend, ishte pikerisht emri yt.
Fatos Baxhaku prej kohesh ishte dhe do te mbetet nje gur i rende ne gazetarine shqiptare.
Nuk e di pse zoti gjithnje i merr me shpejt prane tij me te miret e kesaj bote. Por ky eshte rasti flagrant qe e provon kete padrejtesi hyjnore…
Te qofte i lehte dheu i kesaj toke, qe e deshe dhe e pershkrove me mire se askush tjeter ne reportazhet e tua…”, shkruan Artan Hoxha.